Mikrobiologu, Lul Raka, është shëruar nga koronavirusi, kjo është bërë e ditur në një intervistë që ai sapo e dha për televizionin publik.
Ai është rikthyer sërish në ekran për të folur për situatën epidemiologjike në vend.
Raka tha në “Imazh” se shifrat e të prekurve me koronavirus janë rritur për shkak të “motit të keq dhe hyrjes brenda, kthimi në shkolla dhe ekipi sezonal”, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se zvogëlimi i kontaktit mes njerëzve zvogëlon shifrat me koronavirusin.
Tutje ai shtoi se numri më i madh i testimeve e rritë edhe numrin e rasteve me COVID-19.