Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana e mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Në një postim të tij në rrjetin social, Facebook, kapiteni i dikurshëm i Kuqezinjve e ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.