Lulzim Basha në Berlin, takohet me komisionerin e BE-së Günther OETTINGER

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, po qëndron në Berlin me ç’rast ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE-së  për Buxhet dhe Burime Njerëzore, Günther OETTINGER.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER”.

Ai ka thënë se ka diskutuar për çështjet e rëndësishme që lidhen me qytetarët e Shqipërisë.

“Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët”, ka shkruar Basha në Facebook.

Të ngjashme