Kreu i PD-së ka vazhduar të refuzojë ofertat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Kësaj radhe nga Elbasani në përgatitje të protestës së radhës ai ka e ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ulet të dialogojë me Edi Ramën.
“Zotimi im si kryetar i PD si kryetar i opozitës së bashkuar para jush dhe përmes jush para çdo shqiptari është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si gjithë Evropën do të shkojë deri në fund, deri në fitore”.
“Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhësive të tyre, Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrihen në anijen që po mbytet. Me siguri keni dëgjuar thashethemet që përhapin se tani nuk ka më asnjë barrierë, minjtë e ndjejnë ankthin dhe kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza”, shkruan OraNeës. TV, transmeton Klan Kosova.
“Qeveri e përbashkët Basha-Rama, e të tjera broçkulla si këto. Këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, pushtetin tonë e dorëzua. Këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, karriget tona janë të popullit, se ne këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë është pushteti i krimit. Le ta them qartë dhe prerë, pazar në kurriz të shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë”.