Lulzim Rafuna, ish drejtor i Doganës së Kosovës është emëruar këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vetë Rafuna.
“Bedri Hamzën e njoh prej vitesh dhe çdo herë kam pasur bashkëpunim të mirë në anën profesionale me të. Nga data 1 maj zyrtarisht do t’ia fillojë punës me të”, ka thënë Rafuna.
Lulzim Rafuna më herët ka qenë edhe këshilltar i Edi Ramës, për dogana dhe tatime.