Lumbardh Salihu, fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, ka hapur zemrën në lidhje me planet e tij për të ardhurat e shumëfolura nga çmimi i madh i spektaklit.
I ftuar në emisionin e njohur “Në Kurthin e Piter Pan” të premten mbrëma, Salihu u pyet nga fëmijët e emisionit rreth asaj se çfarë do të bëjë ai me paratë e fituara.
E me një qetësi karakteristike dhe një buzëqeshje në fytyrë, modeli nga Vitia tregoi për synimet e tij për të investuar në tokën shqiptare.
“Ishte 200 mijë, por në fund 144 mijë fitova. 56 mijë u humbën nëpër sfida”, tha ai, duke sqaruar se si pjesa e çmimit të madh ishte e destinuar për sfida të ndryshme brenda shtëpisë.
Pasi Vejsiu e pyeti nëse i kishte tërhequr paratë dhe i uroi që t’i gëzojë dhe t’i shtojë, Salihu shprehu qartë dëshirën e tij për të investuar: “Unë kam dëshirë të investoj në tokë shqiptare, në Shqipëri ose Kosovë”.
Veprimi i tij reflekton një tendencë të re të fituesve të spektakleve, të cilët zgjedhin të investojnë fitimet e tyre në mënyra që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendlindjes së tyre. Investimi në tokë është një hap i mençur për çdo fitues, dhe tregon për vizion të qartë nga Salihu në lidhje me të ardhmen e tij dhe të vendit të tij.