Lumezi i pakënaqur me prokurorët, 900 lëndë “karakteristike” të pazgjidhura

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 11:26 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë kanë më së shumti në punë lëndë të veprave penale karakteristike si korrupsioni, krimi i organizuar, krimet ekonomike etj.

Në bazë të raportit për veprat karakteristike të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për vitin 2016 në punë kanë qenë 1016 lëndë të kësaj natyre. Ngarkesa më e madhe është tek lëndët e krimeve ekonomike dhe tek korrupsioni, raporton Ekonomia Online.

Prokuroritë bazuar në këtë raport janë treguar efikase në shqyrtimin e këtyre rasteve, nga 412 lëndë të pranuara për korrupsion kanë arritur të zgjedhin 468, pra edhe lëndë nga vitet paraprake.

Madje deri në fund të vitit KPK po synon që të zvogëloj numrin e lëndëve të natyrës korruptive në 123.

Por kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, nuk është i kënaqur me punë e bërë. Sipas tij, rreth 900 lëndë për veprat penale karakteristike janë ende të pazgjidhura.

Në mbledhjen e radhës së KPK-së, ai tha se statistikat tregojnë shumë, por po japin pak rezultatet.

I pari i Prokurorisë së Shtetit lavdëroi punën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që sipas tij, në vitin 2016 kanë pranuar në punë 150 lëndë të korrupsionit dhe ka arritur t`i kryej 207, raporton EO.

Prokurorja, Ikramije Bojagjiu, tek sa ka paraqitur raportin me të dhënat për veprat karakteristike ka thënë se qe katër viteve, që nga viti 2013, kanë ngarkesën më të madhe me lëndë.

“Objekt i këtij raporti janë korrupsioni, armët, droga, krimi i organizuar, nxitja e urrjetjes, krimet ekonomike etj. Në vitin 2013 0.07% janë zgjidhur lëndët për këto vepra penale, kurse në vitin 2016 88.94% “, ka thënë ajo.

Sipas saj, ka pasur rritje të numrit të zgjidhjeve të veprave penale. Për lëndët e korrupsionit ajo ka thënë se shtimi i numrit të prokurorëve ka ndikuar në zbardhjen e rasteve.

“Në vitin 2017 nëse realizohet plani deri në fund të vitit do të kemi vetëm 123 lëndë të korrupsionit”.

Blerim Isufi, kryesues i KPK-së, ka thënë se KPK ka mbajtur tryezë të veçantë për këtë çështje të veprave penale karakteristike për vitet 2013-2016.

Të ngjashme