Kryeprokurori i Kosovës, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë kolegët e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, i cili ka vdekur si pasojë e Coronavirusit.
Lumezi ka thënë se Esat Ademi, ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.
E nderuara familje Ademi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi.
Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e prokurorit Ademi.
Prokurori, Esat Ademi, ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!