Lumezi: Po hetojmë të gjithë të përmendurit në rastin “Pronto”

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 10:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se prokuroria do të hetojë rastin në aferën “Pronto” dhe sapo të ketë prova të mjaftueshme do të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para.

“Nuk bazohemi në asnjë program të partive politike. Kemi persona të cilët i kemi hetuar dhe i kemi akuzuar prej të gjitha subjekteve politike. Sa i përket rastit ‘Pronto’ ne kemi treguar se kemi vullnet që t’i zbardhim të gjitha situatat të cilat janë kontestuese. Ju e dini që këtë rast e kanë hetuar prokurorët e Eulex-it dhe në bazë të informacioneve që i kemi marrë ne kemi pasur guximin që të fillojmë hetimet dhe shumë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin ‘Pronto’ janë në fazën e hetimeve dhe sapo t’i nxjerrim informacionet e mjaftueshme dhe provat unë ju siguroj se hetimet do të tregojnë se  a ka prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kundër këtyre personave që janë përfshirë këtë rast”, ka thënë ai.

Këto komente kryeprokurori i shtetit i bëri në një konferencë për media ku ka prezantuar raportin e punës për vitin 2016, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për atë që Kryeministri i Kosovës po kërkon përgjegjësi penale ndaj atyre personave që shkaktuan dëm Telokomit të Kosovës në vlerë prej 30 milionë euro, Lumezi ka thënë se i kanë ndërmarr të gjitha veprimet për të vërtetuar se a ekziston dyshimi i arsyeshëm për të filluar procedurën penale

“Ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe i kemi ndërmarrë veprimet e para në drejtim të grumbullimit të informacioneve për të vërtetuar se a ekziston dyshimi i arsyeshëm për të filluar procedurën penale dhe pas marrjes së informatave nga Policia e Kosovës sigurisht se do të ndërmarrim veprime për të vërtetuar të gjitha ato pretendime dhe nëse ato dalin të sakta të jeni të bindur se Prokuroria do të vazhdojë me procedimin e këtij rasti”, ka thënë ai.

Ndërsa rreth letrave të Thaçit, nëse prokuroria e shtetit është hetuar vrasjet e pasluftës, Lumezi tha se i kanë marrë seriozisht letrat e presidentit me qëllim zbardhjen e shumë çështjeve të luftës dhe pasluftës. Sa u përket vrasjeve të pasluftës, ato janë duke u hetuar në prokurorinë speciale.

“I kemi marrë shumë seriozisht letrat e presidentit të vendit me qëllim që të zbardhen shumë situata të cilat kanë ndodhur gjatë viteve të luftës por edhe pas viteve të luftës. Një numër i këtyre lëndëve janë trajtuar dhe hetuar nga prokurorët e UNMIK-ut dhe nga prokurorët e EULEX-it . Në disa raste kemi vendime përfundimtare , në raste të tjera të cilat janë të potencuara në letrën e presidentit janë duke u zhvilluar hetimet nga prokurorët e EULEX-it, për disa raste të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë vitit 1998-1999”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se humbja e besimit në sistem të drejtësisë është bërë për shkak të mos efikasitetit në luftim të korrupsionit, por shtoi se prokuroria do t’i hetojë të gjitha rastet që raportohen.

Megjithatë ka thënë se secili prokuror e ka kryer punën e tij në mënyrë efikase

“Prokurorët kanë zgjedhur mbi 63 mijë lëndë gjatë vitit 2016”, ka thënë ai.

Ai duke folur për këtë ka thënë se vlerëson punën e prokurorëve por këtë vit pret edhe më shumë punë.

“Para organit te akuzës mbesin shumë lëndë të pazgjidhura. Prokuroria është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar me seli në Holandë. Gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me Policinë kemi arritur që ti largojmë pronarët e pronave të uzurpuara. Ky aksion ka bërë që të lirohen shumë lokale”, ka thënë ai.

“Gjatë vitit 2016 kemi zgjedh mbi 468 kallëzime penale”, tha ai.

Vitin 2016 Lumezi e ka vlerësuar si vitin më të mirë deri më tani.

Prokuroria e shtetit sipas tij ka arritur sukses edhe në fushën e sekuestrimit për vepra penale.

E duke folur për sfidat ka thënë se Prokuroria është përballur me lëndë të trashëguara, mosbuxhet të mjaftueshëm e gjëra të tjera.

 

Të ngjashme