Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takime të ndara me Prokurorin e përgjithshëm të Turqisë, Mehmet Akarca dhe Prokurorin e përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan.
Në takimin me Akarca dhe Cvitan, Lumezi ka biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mesë të Kosovës, Turqisë dhe Kroacisë.
Kryeprokurori Lumezi me homologët e tij ka diskutuar gjithashtu edhe për nxitjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit për të parandaluar dhe luftuar efektivisht krimin e organizuar ndërkombëtar.