Lumezi: Të rritet numri i prokurorëve që të luftohet korrupsioni, askush të mos jetë i paprekshëm

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 11:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka thënë se luftimin e korrupsionit duhet të jetë në vazhdimësi dhe e qëndrueshme.

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Korrupsion ai ka deklaruar se në luftën kundër korrupsionit nuk duhet të falet askush, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu ai kërkuar rritje të numrit të prokurorëve për rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme mirëpo edhe pushtetet e tjera ai ekzekutiv e legjislativ dihet të japin kontributin e vet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Pasojat e korrupsionit janë të mëdha”.

Lumezi ka treguar se nga 39 raste të nivelit të lartë të korrupsionit janë hapur, ndërsa për gjashtë raste pritet së shpejti të ketë vendime.

Të ngjashme