Në Debatin televiziv që transmetohet në RTV Dukagjini, sonte diskutohet për gazetarët dhe inkuadrimin e tyre në politikë. Ndër të ftuarit është Arbana Xharra, ndërsa moderatori i këtij emisioni konfirmon se Lumir Abdixhiku ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të prezencës së Xharrës.
Lufta mes Xharrës e Abdixhikut filloi pasi ish-gazetarja u bë pjesë e Partisë Demokratike dhe u kritikua shumë nga ana e opinionistit që më vonë aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Xharra ka thënë se më herët e kishte mik të mirë Abdixhikun, por ai përdori fushatë denigruese ndaj saj, duke shfrytëzuar pozitën e tij neutrale prej analisti.
“Lumir Abdixhiku ka shfrytëzu pozitën e tij neutrale prej shoqërisë civile me më degradu aq ashpër, me bë fushatë të vazhdueshme. E shfrytëzoi kryqëzimin tim e pas tre ditësh doli në LDK”.
Ish-gazetarja, tani pjesë e PDK-së, thotë se për të pasuri është sepse ka hyrë në politikë e pastër, ndërsa i kërkon Abdixhikut që të dy të deklarojnë pasuritë e tyre.