Lunaçek: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 12:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ulrike Lunaçek, raportuese në largim e Parlamentit Evropian për Kosovën ka thënë se para 20 vjetësh para se të bëhet politikane ka menduar shumë për gratë që preken nga konfliktet e mbesin si të mbijetuara të dhunës seksuale.

Sipas saj, është mirë që kjo temë tashmë as në Kosovë nuk është më tabu. Ajo bëri thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin por ta ngrisin zërin e t’i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri.

Lunaçek deklaroi poashtu se i gëzohet faktit qe edhe në Kosovë ka gra të fuqishme që nuk heshtin por kërkojnë të drejtat e tyre.

Ajo në veçanti përmendi ish-presidenten Atifete Jahjaga të cilën e cilësoi si shembull për gratë kosovare dhe Igballe Rogovën e cila sipas Lunaçekut ka bërë një punë të shkëlqyer me gratë që janë të mbijetuara të dhunës seksuale.

Jahjaga kritikon ekzekutivin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kritikuar ekzekutivin për siç tha ajo zvarritjen e procesit të kompensimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Sipas saj, reperacioniet për të mbijetuarat e dhunës seksuale janë kusht që në Kosovë të mbijetojë paqja.

Ish-udhëheqësja kosovare në konferencën “Qasja në drejtësi dhe reperacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konflikti” ka theksuar poashtu se nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet që sa më parë të bëhet verifikimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe t`u ndahen pensionet atyre.

Kosova së shpejti me qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës

Prokuroria Speciale e Kosovës në një të ardhme të shkurtër do të ketë qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës që ndodhën në konfliktin e fundit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të  ditur prokurorja Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Kosovës Në konferencën ” Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë.

Gratë janë të përjashtuara nga zgjedhja e proceseve, kjo përkundër se gratë janë më të prekurat në raste të konflikteve kudo në botë.

Kështu deklaroi Flora Macula, shefe e zyres së UN Women në Kosovë. Macula shtoi se raparacionet e të mbijetuarave të dhunës seksuale janë ndihma më e vogël që mund t`iu bëhet atyre. Ajo lavdëroi punën e ekzekutivit kosovar për vendimin e marrë kohëve të fundit për t`i mbështetur financiarisht të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Të ngjashme