Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar pas mbledhjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku shumica e anëtarëve e kësaj partie s’e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Ajo ka thënë se Abdixhiku ka paraqitur dy deklarata politike ku parashihe refromimi i brendshëm i partisë, si dhe, qëndrimet e kësaj partie për zhvillimet në vend, të cilat janë miratuar ka thënë ajo.
“Abdixhiku, për herë të parë e ka provuar votëbesimin si rezultat i rezultatit të zgjedhjeve, dhe me shumicë votash është konfirmuar si kryetar i LDK sërish. Ajo i ka paraqitur edhe dy deklarata politike, një që parasheh reformimin e brendshëm të partisë, dhe një që paraqet qëndrimet e partisë për zhvillimet politike në vend dhe të dyja janë miratuar me shumicë votash në kuvend’’, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shtuar se ‘’rruga përpara është e qartë’’, ku Abdixhiku është përgjegjës për ta riformuar LDK’në.