Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Donika Gërvalla, është ajo që i është servilosur Kurit, dhe ka tradhëtuar rugovizmin.
“Donika Gërvalla Schëarz në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhëtuar pikërisht rugovizmin”, ka shkruar Lushaku.
Ajo tha se Gërvalla ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada.