Jehona Lushaku, anëtare e Kryesisë së LDK-së përmes një statusi i ka reaguar mininistrit të Financave Hekuran Murati, duke thënë se qeveria ka dështuar në realizimin e investimeve kapitale.
Lushtaku ka shkruar se shteti zhvillohet me investime kapitale.
Mosrealizimi i buxhetit, sipas zyrtarëve të LDK-së, ka reflektuar paaftësinë dhe mosefikasitet e Qeverisë, ndërsa ka shkaktuar rënien e ekonomisë, uljen e numrit të të punësuarve, si dhe thellimin e varfërisë.
Ky është postimi i plotë i saj:
Paska reaguar Ministri i Financave, ministria e të cilit ka realizuar vetëm 1% buxhet për investime kapitale, pra nga 103,291,413 euro ka realizuar vetëm 587,211 euro.
Përmbajtja e argumenteve që ka ngritur LDK janë ‘investimet kapitale’. Sa të rëndësishme janë ato flet vet emërtimi, pra janë ‘kapitale’.
Ministër, ekonomia nuk zhvillohet me pagesa, ato janë punë e zyrtarëve!
Shteti zhvillohet me investime kapitale, të cilat ju i keni 1%.
PS: Le t’i numërojmë sëbashku ZERO-t: 48!