Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.
Sipas Lushaku-Sadriut, kjo vonesë ishte për të mbjellë frikë e shfryrje inatesh ndaj këtyre kategorive.
“Ishte tallje me mësimdhënësit, për të mbjellur frikë te të gjithë. Ishte një shfryrje inatesh ndaj kategorisë më sublime, duke demonstruar potencialin e mosdialogimit. Në fund, humbjen e vërtetë e pësuan nxënësit-arsimi”, ka shkruar ajo në facebook.