Analistja politike, Jehona Lushaku, e ka kritikuar stërzgjatjen e procesit të Demarkacionit duke thënë se edhe seanca e sotme është rezultat i papërgjegjësisë së përgjithshme të kësaj legjislature.
“Seanca e sotme është si rezultat i papërgjegjësisë së përgjithshme të gjithë legjislaturës”, tha Lushaku në Specialen e Klan Kosovës për Demarkacionin.
Ajo madje edhe i kritikoi deputetët, që sipas saj, po taktizojnë në minutat e fundit se a janë pro apo kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
“Ka pasur kohë tre vjet për të analizuar dhe marrë vendimet e duhura, dhe sot është dashur të ketë qëndrime të qarta”.
Lushaku i quajti papërgjegjshmëri dhe papjekuri politike veprimet në minutat e fundit të deputetëve të caktuar.