Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi dështoi formimi i Qeverisë Kurti 3.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot ka votuar kundër qeverisë Kurti, për Kosovën dhe jo për pushtetin.
Lushaku-Sadriu ka thënë se ky votim është një mesim emancipues, për Kurtin dhe këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete.
Postimi i plotë:
SOT VOTOVA KUNDËR QEVERISË KURTI. PËR KOSOVËN, JO PËR PUSHTETIN!
Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete.
Nuk harrohet as falet katandidja dhe nëpërkëmbja populliste katërvjeçare që ia kanë bërë shtetit!
Por, as nuk ndërtohet besimi duke përçarë shoqërinë e duke sharë e fyer oponentët politikë.
Albin, sot, teksa prezantove një raport pune pa asnjë vizion, më kujtoheshin të gjitha premtimet që nuk i mbajte, shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, skandalet e korrupsionit të njerëzve të tu, dhe dëmi që ia shkaktove imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
Tash e 8 muaj e ke mbajtur peng Kosovën me bllokada, me krizë institucionale, dhe me dështimin për t’i siguruar votat në Kuvend.
Një vend i tërë është mbajtur pezull nga taktikat tua politike dhe nga paaftësia për të ndërtuar mirëbesim. Për dëmin që ti i ke shkaktuar vendit, do të paguajmë gjatë të gjithë!
Ti, Albin, je bërë simbol i një zhgënjimi të madh politik.
Në fund, na thoje “me testoni”; të testuam sot: re nga ‘provimi’!
Prandaj, edhe nuk kalove!