Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, e cila është mbajtur sot.
Ai ka vlerësuar se kjo mbledhje ishte e gërditshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se në këtë mbledhje nuk parë asnjë kritikë ndaj gabimeve në qeverisje.
“Mbledhja e sotme e KP të VV-së ishte e gërditshme. As një reflektim për devijimet nga ideali. As një kritikë për qindra gabime në qeverisje. Vetëm edhe një provë e re në serinë e mijëra provave që VV është parti personale e Albin Kurtit. Në VV nuk ka asnjë guxmtar publik. Në VV ka vetëm vasalë pozitash dhe shërbëtorë të kultit Kurti. E neveritshme dhe e dhimbshme”, ka shkruar Lushi.