Veprimtari shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi ka komentuar deklaratën e ish-ndihmëssekretatrit amerikan i Shtetit, James Rubin i cili në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tha se “në nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”.
Një deklaratë si kjo, ai ka thënë është tregus se si filet për dhe me abuzuesit.
“Qyqarë shqiptarë! Politikanë dhe udhëheqës institucionesh në Kosovë! Shqiptarë kudo jeni! Qyqarë shqiptarë! A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror. A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?”, ka shkruar Lushi.