Lushi për “rojën” e burgut në Hagë: Reagime shtetërore nuk ka pasur – Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi duhet të skuqen

Prishtinë | 09 Sht 2025 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Në fund të këtij viti pritet të jipet vendimi për ish krerët e UÇK’së të cilët po gjykohen tash e pesë vitë në Hagë.

Ai ka folur ish-pjesëtari i UÇK-së, dhe aktivisti shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi.

Lushi ka thënë se Prokuroria Speciale në Hagë nuk ka paraqitur asnjë provë që dëshmojnë akuzat që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK’së.

“Çdo njeri racional dhe jurist serioz duhet të gjykojë bazuar vetëm në prova, fakte dhe argumente të pamposhtshme. Prokuroria Speciale në Hagë ka përfunduar pjesën e saj në proces dhe nuk ka arritur të paraqesë asnjë provë, fakt apo argument, të cilat dëshmojnë që Drejtori Politik i UÇK-së dhe Shpallësi i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të bashkëakuzuarit, duhet të shpallen fajtorë”, ka thënë ai.

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Lushi thotë se duhet të jetë kthimi në Kosovë.

Pasi që, sipas tij tanimë janë vërtetuar të rrejshme akuzat të Dick Maryt, sic e cilëson ai si antishqiptar e antiamerikan.

“Akuzat morbide dhe absurde politike të zviceranit antiamerikan dhe antishqiptar Dick Marty poashtu janë vërtetuar si të rrejshme nga Dhomat e Specializuara. Kosova dhe shqiptarët kanë triumfuar tashmë kundrejt krejt dickmartistëve dhe kanë fshier edhe legalisht këto tentim-njollosje bizare të sponzorizuara nga Serbia, Rusia dhe armiq tjerë të shqiptarëve. Trupi Gjykues do të dëgjojë avokatët dhe dëshmitarët e Mbrojtjes ndërsa prezantojnë provat, faktet dhe argumentet që katërshja në bankën e të akuzuarve as nuk do të duhej të ishte aty. Gjykatësit kanë vetëm një opsion të drejtë për verdiktin dhe ai është Hashim Thaçi dhe tre bashkëmbrojtësit duhet të kthehen në Prishtinë si të pafajshëm dhe qytetarë të lire”, u shpreh Lushi.

Lushi foli edhe për skandalin e fundit të Speciales lidhur me “rojën” që më pas u bë prokuror.

Një gardian me emrin Jogn Devaney që ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, del se kishte kërcënuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë – sipas dokumenteve të dëshmisë së Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij, në seancën e 27 marsit, ish-Presidenti Hashim Thaçi kishte rrëfyer këtë rast si dhe kishte krahasuar Specialen me regjimin e Putinit.

E kjo për ish pjesëtarin e UÇK-së, Uk Lushi u bë nga dëshpërimi i Speciales.

Ai deklaron se veprimet abuzive të Speciales janë bërë për të frikësuar të akuzuarit e dëshmitarët.

“Prokuroria Speciale veprimet e saj abuzive i ka bërë për të frikësuar të akuzuarit, dëshmitarët dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa në fakt vepron dhe paguhet në emër të popullit të Kosovës. Veprime me futjen e prokurorëve të saj si “roje” që spiunojnë dhe shkelin të drejtat themelore njerëzore, pas hetimeve shterpe mbi një dekadë që ka bërë të fillojë procesin, Prokuroria Speciale e Hagës i ka bërë nga dëshpërimi i mungesës së evidencës dhe paniku që rasti i saj është duke u shpërfaqur publikisht si një tullumbace e paqëndrueshme juridike dhe profesionale. Të alarmuar që rasti i tyre po shkërmoqej para syve të Kosovës, kolegëve të tyre juristë dhe krejt botës, prokurorët e Speciales filluan shkeljen tjetër abuzive si përgjimin e të akuzuarve, fëmijëve dhe grave të tyre, dhe, e paprecedent dhe e pabesueshme, avoketërve mbrojtës”, u shpreh ai për Periskopin.

E për këto shkelje të drejtave të ish krerëve në Hagë, nuk ka pasur asnjë reagim dinjitoz nga shteti i Kosovës, thotë Lushi.

Ai për Periskopin ka thënë se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi duhet të skuqen.

“Diçka e paparë në gjykatat e Euro-Amerikës. Trupi Gjykues nuk ka si t’mos i merr parasysh këto shkelje të rënda kur të shpallë vendimin final për lirimin nga çdo fajësi të themeluesve të shtetit të Kosovës. Reagime adekuate shtetërore nuk ka pasur ndaj këtyre shkeljeve legale dhe njerëzore. Kjo e mbulon shtetin e Kosovës me turp. Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi duhet të skuqen dhe mbahen përgjegjese për moskryerjen e detyrimeve të tyre sepse Gjykata Speciale është e Kosovës dhe pushteti në Kosovë ka reaguar ndaj veprimeve dhe vendimeve të çdo gjykate në Kosovë, me e pa të drejtë. Qëndrimi im është që asnjë gjykatë nuk është mbi shtetin dhe si çdo instituticion prokuroritë dhe gjykatat duhet të mbikqyren dhe të sanksionohen kur bëjnë shkelje”, ka thënë Lushi.

Të ngjashme