Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku tha se nuk mund ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Ai u pyet nëse do ta urojë Kurtin për fitoren, siç bëri në një konferencë për media sot më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhë votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, tha Lushtaku.
“Bedriu është kryetar i partisë, kurse unë e kam mendimin tim personal. Unë asnjëherë nuk ia uroj, as nuk ia uroj as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit, sepse unë konsideroj që kjo është e keqja më e madhe e Republikës së Kosovës ndonjëherë”, tha ai në një lidhje direkte në Frontal në T7.