Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla të jap dorëheqje, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, dorëheqja do të ishte akti më i paktë pas rastit të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë.
Lushtaku në Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ngushëlloi familje e gruas shtatzënë që është vrarë nga burri.
“Se paku duhet të japin dorëheqje morale” iu drejtua Lushtaku ministrit Sveçla.
Ai iu drejtua edhe me një mesele ministrit.
“Në një kohe kur gjyshi i tregon nipit të vetë se si kanë shpëtuar nga lufta botërore, gjyshi i tregoj djalit se disa i kanë përdhunuar e disa i kanë pushkatuar. Nipi pyeti gjyshin se ty çfarë të kanë bërë, ai u përgjigj mua më kanë pushkatuar”, tha ai
Ministri Sveçla tha se nuk është mirë që administrata publike të keqpërdoret me mesele, duke shtuar “nuk kam vakt për mesele”.
“Nuk kam vaktë për mesel, deputetët e kanë atë luks, nuk është e drejt me keqpërdor tragjedinë. As kujt nuk ja kemi ndal karrierën, duhet ta heqim këtë betonim ku dikush merr një pozitë me atë edhe të penzionohet”.
“Askujt ligji nuk ia ndalon që ai të aplikoj në atë pozitë përsëri. Nuk kemi nevojë të ruajmë diçka e cila është kritikuar në vazhdimësi. Administrata nuk është duke performuar kënaqshëm. Prandaj e kemi këtë reformë”, tha ai.
Ai më pas tha se kanë propozuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe të për Pagat në Sektorin Publik që të kemi një administratë më llogaridhënës, raporton EO.
“Synohet të realizohet reforma në vend, është nevojë e kamotshme për të kaluar nga një administratë e mbyllur në atë të hapur. Me këto ligje do të kemi një administratë publike, proporcionale dhe llogaridhënës”.
“Gjendja e administratës është trajtuar gjatë. Për të krijuar mundësi ta barabarta për të gjithë po hapet ky sistem, do të mundësoj prurjen e punëtorëve nga diaspora dhe po ashtu edhe të rinjtë”.
“Po ashtu prezanton metodë të re në punë. Diaspora jonë dëshiron që të jep kontributin e tyre më vend, këto kërkesa dhe nevoja të shoqërisë që kanë kërkuar kërkoj që të shtyhen përpara”, tha ai.