Lushtaku i reagon Kurtit: Ti je i përkohshëm, Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve

Prishtinë | 05 Jan 2025 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën “Fetë erdhën e shkuan”, raporton Ekonomia Online.

“Është pikërisht e kundërta e asaj që pretendon Albin Kurti. Në historinë e kombit tonë, sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur. Por Islami, si pjesë e pandashme e identitetit dhe kulturës së shumicës dërmuese të shqiptarëve (93%), ka mbetur një shtyllë e përhershme që i ka mbijetuar çdo sfide”, shkruan Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se edhe Kurti dhe ideologjia që ai përfaqëson, do të jenë një faqe e përkohshme në librin e historisë sonë, ndërsa sipas tij Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve, si frymëzim për moralin, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë.

“Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Musliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, duke ndarë një tolerancë dhe respekt që shumë popuj e dëshirojnë. Ky është një virtyt që na bën unikë dhe na mban të bashkuar si komb”, ka theksuar ai në një reagim në Facebook.

Të ngjashme