Mërgim Lushtaku ka folur për përplasjen publike me aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi, pas statusit të saj që, sipas tij, përmbante ofendime të rënda ndaj familjes Lushtaku.
Lushtaku tha se për shkak të atyre deklaratave, edhe motrat e tij kanë vendosur të reagojnë publikisht, pavarësisht se nuk janë pjesë e politikës ani pse ai ishte kundër kësaj.
“Statuset e Adrianës kanë bërë që të reagojnë edhe motrat e mia, edhe pse unë nuk kam dashur, sepse dua të ruhet privatësia e tyre. Por ato nuk mund të heshtnin ndaj ofendimeve të rënda që janë bërë në drejtim të babait tim dhe familjes sonë,” tha ai.
Në vazhdim, u shpreh se beson që reagimi i Matoshit është i nxitur nga të tjerë, e më saktë për këtë përmendi Dejona Mihalin.
“Duke e ditur nivelin e Adrianës në jetën publike dhe politike, mendoj se ajo është përdorur si mashë nga Dejona Mihali për të humbur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Mitrovicë nga vjedhjet masive dhe manipulimet që tashmë po dalin në pah dhe kemi edhe aktakuzën e Rozeta Hajdarit,” deklaroi Lushtaku në Kosova Live.