Lushtaku-Kurtit: Ai i ka vetëm alternativat bllokuese nuk mundemi të bëhemi pjesë e vallës së tij

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mirëpritur çdo iniciativë, veçanërisht të presidentes, për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Ai kritikoi partinë më të madhe që, sipas tij, nuk ka numrat e mjaftueshëm dhe vazhdon të bllokojë procesin, duke refuzuar alternativat e opozitës.

Lushtaku tha se opozita ka treguar vullnet për konstituimin e Kuvendit dhe përparim, ndërsa e akuzoi shumicën për bllokada që pengojnë funksionimin e institucioneve.

“Sigurisht e mirëpresim çdo alternativë, çdo institucion, sidomos të presidentes që të involvohet në zgjidhjen e problemit, sidomos në kokëfortësinë e partisë më të madhe në zgjedhjet e fundit, e cila po tregon që nuk i ka numrat e mjaftueshëm dhe prapë nuk konsiston me situatën dhe alternativat që jep opozita. Opozita ka qenë në favor të zgjidhjes së problemit, ne nuk kemi veçuar emra të përvetshëm dhe kemi treguar se kënd nuk e duam në pozitën e kryetarit të Kuvendit. Nga ana jonë kemi treguar që kemi vullnet me konstituar Kuvendin dhe me ecë përpara. Ai i ka vetëm alternativat bllokuese dhe jo zhbllokuese dhe nuk mundemi të bëhemi pjesë e vallës së tij, e cila nuk çon askund në zgjidhjen e problemit, por vetëm në bllokimin e institucioneve të Kosovës,” theksoi Lushtaku.

Të ngjashme