Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku ditën e sotme e ka filluar me homazhe në Kompleksin Memorial të Krushës së Madhe në Rahovec.
Tutje, ai tha se masakra e Krushës së Madhe është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë. Fati i 64 personave të pagjetur ende nuk është zbardhur kurse kriminelët që lanë të vrarë qindra banorë të kësaj ane ende nuk kanë dalur para drejtësisë.
Pavarësisht dhimbjeve të mëdha, gratë e Krushës kanë arritur që dhimbjen për humbjen e burrave ta kthejnë në forcë, për të vazhduar tutje përmes punës dhe angazhimit maksimal.Ne nuk guxojmë asnjëherë t’i harrojmë këto gra me vullnet të çelikt dhe si Parti Demokratike e Kosovës gjithmonë do të jemi pranë tyre për t’i mbështetur dhe bërë me dije se ato nuk janë vet.