Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit.
Kështu ka bërë të ditur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku , teksa tha se kjo tortë me fotografinë e Thaqit përçon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim
Postimi i plotë i tij:
Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Urime të përzemërta mik!
SL