Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku paka minuta para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e partisë që i takon për mosbashkëpunim me Vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.
“E kemi bërë të qartë se nuk e votojmë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe se nuk ka asnjë bashkëpunim”, tha Lushtaku.
