Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një konferencë për medie e ka quajtur Qeveri hipokrite, ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri duke iu referuar vendimit të ministres së Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh.
Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe, duke shtuar se me vendimet e saj Qeevria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë.
Madje ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelanca e debate për këtë çështje, siç tha ia për të treguat fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie.
“Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”.
“Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”.
Ai ka folur edhe për mbledhjen e Komisionit ad-hoc në lidhje me intervisitimin e kandidatëve për bordin e KPM-së.
Lushtaku tha se në mbledhjen e së premtes dy deputetë të VV-së janë vonuar për mbledhje çka ka bërë që ai dhe pjesa tjetër e opozitës ta lëshojnë mbledhjen edhe pse kishin përfunduar shumicën e punës.
“Kemi pasur përplasje me deputetë, që kanë ardh me vonesë dy orë. Kemi bërë pyetje dhe kemi vendosur për procesin e mëtutjeshme, është pamundësuar nga dy deputetë që kanë ardhur me vonesë”.
“Vlerësoj që jemi pajtuar të gjithë, por Doarsa Xhelili Kica dhe Valon Ramadani, pra nuk kam lejuar që të vazhdojë tutje kjo arrogancë dhe e kemi lëshuar mbledhjen. Ky komision nuk është arën lufte, ata t’i zgjedhin problemet vet. Për sot kemi vendosur që ta lëshojmë mbledhjen”.