Lushtaku për votën “pro” Bashës: S’ju besojmë Dimalave të VV-së, e bëmë për të dalë nga ngërçi

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i betuar i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se votën për Dimal Bashën për kryekuvendar nuk e dhanë se i besojnë, por për të dalë nga ngërçi institucional.

Ai foli edhe rreth punimit shkencor që Basha është bashkautor, ku shkruhet kundër UÇK-së, e për këtë Lushtaku tha se nëse Basha nuk do të votohej për kryekuvendar, do të kishte mundësi që ky skandal të mos dilte asnjëherë në pah.

“Nëse nuk ish votu Dimal Basha si kryetar i Kuvendit, ndoshta nuk do të ishte zbuluar ky skandal i radhës i Dimal Bashës. I Dimalit dhe të tjerëve që përfaqësojnë Vetëvendosjen. Prandaj ne e kemi thënë që nuk e bëjmë me besim, që besojmë në Dimalat e Vetëvendosjes, por e kemi bërë për me dalë nga ngërçi politik”, tha Lushtaku.

Sipas tij, VV e ka pasur të qartë nga fillimi bllokimin e Kuvendit, pasi sipas tij, tani zor që zgjidhet nënkryetari nga komunitetet.

Të ngjashme