Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka dhënë vërejtje për projekt kodin civil të Kosovës.
Ai tha se projekt kodi civil fëmijët i konsideron të parëndësishëm. Sipas tij, po ndryshohet kodi tradicional i familjes dhe fëmijët do të konsiderohen opsionale.
Selimi e ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, duke dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod.
Ai e ka konsideruar projekt nacional kodin civil, në të cilin tha se kanë punuar pozitë e opozitë.