Lushtaku: Qeveri e dobët, e mjerë dhe mashtruese

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i opozitës nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku ka kritikuar Qeverinë në Pushtet.

Përmes një postimi në facebook Lushtaku ka thënë se kjo Qeveri është e dobët, e mjerë dhe mashtruese

”E VËRTETA e Qeverisjes dy vjeçare të Albin Kurtit:

Ka rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë!

Ka zhdukje të mostrave të rastit Dehari!

Ka dorëzim të shtetit karshi terroristëve dhe Serbisë!

Ka skandal prej 100 milion eurosh!

Ka stagnim të shtetit!

Ka HIPOKRIZI dhe DEMAGOGJI!

S’ka energji elektrike!

S’ka material për pasaporta!

S’ka investime kapitale!

S’ka zhvillim të shtetit!

S’ka ASGJË TË MIRË!

QEVERI E DOBËT, E MJERË DHE MASHTRUESE”, ka shkruar deputeti Lushtaku.

Të ngjashme