Deputeti i PDK-së, Mërigm Lushtaku, tha se kjo Qeveria do të mbahet mend vetëm për mungesë të transparencës, fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni, raporton Ekonomia Online.
Në seancën ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024 në lexim të dytë tha se Qeveria s’ka marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, sindikatave dhe shumë organizatave buxhetore.
“Kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm për demagogji, për mungesë të transparencës, fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni”.
“Qytetarët po e humbin çdo ditë interesimin për të jetuar në Kosovë. Qeveria Kurti nuk ka ditur të sjell një projekt të madh që të zvogëloj varfëri në Kosovë. Ne ende kemi qytetarë që jetojnë me nga 45 euro në muaj”, tha ai.