Jehona Lushtaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili i ka reaguar Brukselit për kidnapimin e tre policëve kosovarë.
Atë reagim të Bislimit, Lushtaku-Sadriu e ka cilësuar si ironizim ndaj BE-së.
Ka shtuar se Kosova ka nevojë për përkrahjen e BE-së, ndërsa Bislimi ironizon.
“Tre policë janë rrëmbyer në territorin e Kosovës nga ushtria serbe. Situata është alarmante! Ndërkohe që zv. Kryeministri Bislimi ironizon me Brukselin. Ti, Zëvendëskryeministër përfaqëson një shtet sovran; të është sulmuar shteti, si mund të jesh kaq joserioz e të ironizosh me Brukselin, kur ke nevojë për përkrahjen e tyre?”.
“Si mund t’i kthesh policët nga një shtet armik pa përkrahjen e ndërkombëtarëve? Vendi në rrezik! Qeveri e papërgjegjshme me veprime të rrezikshme”, ka shkruar ajo në Facebook.