Lushtaku: Sakrifica e dëshmorit Naser Lani mbetet frymëzim për çdo brez

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka përkujtuar dëshmorin e kombit Naser Lani, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook Lushtaku ka shkruar se lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.

Postimi i tij i plotë:

Me nderim e respekt të thellë, kujtojmë dëshmorin e kombit Naser Lani, i cili me 27 qershor 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës.

Lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Naser Lani dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

SL

Të ngjashme