Lushtaku viziton babanë e Thaçit: Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar babanë e Hashim Thaçit.

Lushtaku këtë vizitë e zhvilloi me disa nga themeluesit e UÇK-së Jakup Nurën, Fadil Kodrën, Sahit Jasharin e Zenun Kodrën.

Ai, përmes një postimi në facebook, tha se babai i ish-presidentit qëndron i fortë e krenar për të birin.

“Me një pjesë të themeluesve të UÇK-së, Jakup Nura, Fadil Kodra, Sahit Jashari e Zenun Kodra, në vizitë te baca Haxhi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Të ngjashme