Lutfi Haziri deklarohet i pafajshëm

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 19:35 | Nga

Lufti Haziri, kreu i Gjilanit, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose persona të tjerë të përfitojë çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë në një ankand publik.

Haziri, në daljen e tij të parë para trupit gjykues, është deklaruar i pafajshëm. Bëhet e ditur se pas shqyrtimit fillestar, gjykata i ka dhënë afat deri më 14 tetor që mbrojta e kryetarit Haziri t`i paraqesë provat dhe kundërshtimet kundër aktakuzës.

Të ngjashme