Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkoviq, në fshatin Cernicë.
Në reagimin e Hazirit, thuhet se mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës janë njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komunale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private. Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë. Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim.