Haziri: Ishte kënaqësi të pres në takim Kurtin

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ishte kënaqësi të priste në takim në Gjilan, kryministrin në detyrë Albin Kurtin.

Madje nënkryetari i LDK-së, partisë bashkëqeverisëse e cila inicioi mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti ka thënë se është i kënaqur po oshtu me vlerësimin që ai i bëri Gjilanit në masat për pandeminë e koronavirusit.

Haziri ka thënë se e njoftoj Kurtin për veprimet e ndërrmarra në Gjilan.

Ky është postimi i plotë:

Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.

E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.

Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.

ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3935260283181008?__xts__[0]=68.ARCuA7_aBA93wQ9FFo-_Ss-5GocFdJlKxBTSa4WdsDBYQ-ixpc113sD5UW4kWCD5Kbnw4tVcjYfQ2Q7ZlCBfWEEYwqvzSMRjxDDXnl0YkdK1PYu9S8N3aVYbnKmQgEn15iDCnNEw1f8hjq3_M96r_aRmdmNXj8Y2Xq-tSMvyE_i41SNBMlo9e7YM57KX4ZhxLYrkPdLEbVPjUlqprL0SdxPb1XD3LQ2MOOLgOLZmNQu07H7OYY0eTUilMLuliwN1BSEFUl20u9z21OUGeFpmNCczfURbqLT8tDGbSuxJcPS36x5OcnWPeZPsf4BdtsWxFCu389zxMEzsUnRWHgaJ1QxBnA&__tn__=-R

Të ngjashme