Lutfi Haziri: Kërkojmë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, por edhe të Agon Musliut

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkuar thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës, zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Por, përveç kësaj, Haziri tha se përveç thirrjes e zbardhjes së rastit për Astrit Deharin,  ai kërkoi edhe zbardhjen e vdekjes së Agon Musliut.

“Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit me datë 5 nëntor 2016, ndërsa Agon Musliu u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, gjatë kohës sa ishte i karantinuar.

Të ngjashme