Lutfi Haziri po insiston për Vjosa Osmanin

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Brenda kryesisë së LDK-së pohojnë se nënkryetari Lutfi Haziri është duke insistuar që Vjosa Osmani ta mbajë pozitën e nënkryetares së partisë.

Sipas këtij burimi, Haziri po insiston në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë që partia të mos pësojë përçarje.

Haziri nuk është përgjigjur në telefon, përkundër insistimit të Klan Kosovës.

Burimi thekson se gjithëçka do të jetë në dorë të kryetarit Isa Mustafa, i cili pritet ta publikojë vendimin përfundimtar, nëse Vjosa Osmani do të mbetet ose jo në pozitën e nënkryetares së partisë.

Osmani aktualisht është Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Të ngjashme