“Lutuni që të kthehem” -Pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi përballet me një sëmundje tjetër

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, pasi fitoi dy herë betejën me tumorin, po përballet me një sëmundje të re.

Në një postim në rrjetet sociale, aktorja shprehet se “shëndeti e tradhtoi sërish” dhe se është shtruar në spital por për t’u rikthyer sërish.

“Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re”, shkruan Adriana Matoshi.

Aktorja ka zbuluar se do të nënshtrohet një tjetër operacioni, ku u kërkon ndjekësve të saj: “Ju lutnu unë me u kthy mirë.”

Të ngjashme