Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha ka thënë se përgjegjësi e të gjithëve është të që mos ndodh ndarja e Kosovës.
Luzha të hënë ka marrë pjesë në tubimin e koalicionit në Gllogjan, vend për të cilin ka thënë se meriton nderim dhe kërkohet përgjegjësi që të mbrohet kufiri ekzistues për shkak të atyre që dhanë jetën.
Luzha përmes një statusi në rrjetin social Facebook, më tej ka shtuar se kur kalon pranë varrezave në Gllogjan është përgjegjësi dhe detyrim për tu angazhuat për 100%.
Postimi i plotë:
Kur je në Gllogjan dhe kalon pranë varreve të 112 të rinjve që dhanë jetën për Kosovën në këtë tërësi, në këta kufij, nuk ke si mos me u ndi përgjegjëse dhe e bindur për tu angazhuar për 100% Kosovë.
Edhe kur ata që shpëtuan nga vdekja por dhanë gjymtyrët e tyre të thonë se po qe nevoja prapë do të jenë në shërbim të atdheut, të bindin se jo vetëm lufta për liri ishte e drejtë, por edhe beteja e tanishme për ra ruajtur Kosovën nga ndarja është e drejtë dhe meriton mbështetjen tonë dhe tuajën.
✅119AAK-PSD ✅ 69 Besa Luzha