Besa Luzha kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, raporton Ekonomia Online.
Ajo pas votimit tha se pa një proces që po ecte shumë mirë, dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot e kreva një obligim qytetarë ku secili prej nesh duhet me marrë fatin në dorë dhe me i kryer detyrat e veta dhe kontributin përmes votës më erdh shumë mirë procesi ishte duke shkuar shumë mirë”.
“I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, qytetarët të dalin ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të mos përdoren sepse me vite shumë popuj kanë vuajtur me pasur këtë të drejtë kështu që ta ushtrojnë të drejtën e tyre”.