Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot një ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ndalon votimin e bashkëatdhetarëve në qendrat e votimit të identifikuara përmes përfaqësive diplomatike.
“Ligji për Zgjedhjet qartazi parasheh mundësinë e hapësirave jashtë objekteve të përfaqësive diplomatike, të marra nën administrim të përfaqësive diplomatike, me qëllim të krijimit të mundësive reale për të votuar për të gjithë shtetasit”, ka shkruar LVV në një postim në Facebook.
Sipas LVV-së, ligji nuk e ndalon votimin jashtë përfaqësive diplomatike, përkundrazi krijon bazë të mjaftueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë hapësira që garantojnë qasje për të gjithë votuesit.
Partia gjithashtu vë në dukje se standardet ndërkombëtare të përfshira në opinionet e Komisionit të Venecias dhe dokumentet e tjera.
“Ligji për Zgjedhje jo që nuk e ndalon, përkundrazi krijon bazë të mjaftueshme për KQZ-në për të krijuar hapësira që garantojnë qasje për votuesit. Edhe standartet ndërkombëtare të mishëruara në opinionet e Venecias dhe dokumentet tjera afirmojnë votimin fizikisht jashtë vendit në vendvotimet e hapura për këtë synim, sikurse edhe praktikat e vendeve të shumta me infrastrukturë ligjore të ngjashme konfirmojnë si legjitime e të zakonshme hapjen e vendvotimeve jashtë vendit”, thuhet tutje në postim.