Në 19 vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga Kryetari Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
“Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqëve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve. Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë.
Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit shqiptar”, thuhet në komunikatën e LVV-së.