Sot gjatë ditës pritet të mbahet seancë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Qeveria Kurti, e cila pritet të mblidhet në ora 16.00, do ta votojë ndryshimin e paralajmëruar të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky projektligj ka të bëjë me votimin e mërgatës kosovare në Ambasada e Konsullata.
Ndryshim-plotësimi i këtij ligji, kishte qenë edhe një nga premtimet kryesore të LVV-së dhe Listës ‘’Guxo’’, në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur për një seancë të re, e deri më tani ende nuk është saktësuar ora e saktë kur do të thirret e njëjta.
Një seancë e Kuvendit është mbajtur sot me fillim nga ora 10:00, ku është bërë betimi i deputetëve të rinj, e ka pasur edhe debat në tensione mes të pozitës dhe opozitës.