LVV në Prishtinë propozon faljen e tatimit në pronë deri në vlerë 100 euro, për vitin 2023

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka njoftuar se të hënën do të dorëzojë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku në pikë të rendit të ditës do të jetë kërkesa për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës, për vitin 2023.

”Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, në Facebook.

Në fillim të këtij viti, pati ankesa nga qytetarë të shumtë prishtinas, se iu është shtrenjtuar tatimi në pronë.

Të ngjashme